Asambleja e PS-së me dyer të mbyllura, gazetari zbulon çfarë pritet të ndodhë

26 Korrik 2023 | 15:30

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të mërkurë asamblenë, mbledhja do të bëhet rreth orës 17:30 në një takim me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave.

Gazetari Ardit Hoxha ka dhënë për Euronews Albania më shumë detaje rreth asaj që pritet të ndodh në mbledhjen e Asambalesë së Patisë Socialiste.

“Sipas parashikimit pritet të nisë në orën 17:30 minuta, pika kulmore do jetë fjala e kryeministrit Rama e cila për dallim prej shumë nga mbledhjeve të Partisë socialiste do jetë e mbyllur, pra nuk do ketë një publikim apo një deklaratë publike apo transmetim live të kësaj fjale të zotit Rama, siç rëndom ka ndodhur në mbledhje të tjera.

Zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste, që nga largimi i kryetarit të bashkisë së Kukësit zoti Gjici dhe shpallja në kërkim e ish-zëvendës kryeministrit Ahmetaj, ka ndikuar në vendimin  e zotit Rama për zhvillimin e mbledhjes së asamblesë së partisë socialiste me dyer të mbyllura. si duket edhe çështjet që do diskutohen aty ka preferuar t’i ketë në komunikim të drejtpërdrejtë vetëm me anëtarët e asamblesë.

Ndoshta më pas mund të ketë një dalje të shkurtër të kryeministrit Rama para mediave. Sa u takon çështjeve kryesore, pritet të trajtohen disa ndryshime të drejtuesve politik të Partisë Socialiste, disa prej tyre mund të jenë të imponuar nga zhvillimet e ndodhura gjatë dy muajve të fundit, apo lëvizje të mundshme të kabinetit qeveritar edhe pse këto të fundit sipas të gjitha gjasave mund të lihen për t’u bërë në fillim të muajit shtator”,-tha Ardit Hoxha.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024