Zjarr në jug, stuhi në Veri, Italia në mëshirën e motit, viktima në Siçili nga vapa

26 Korrik 2023 | 16:59

Zjarrfikësit po luftojnë kundër zjarreve në jug të Italisë, ku flakët po ndihmohen nga erërat e forta dhe temperaturat përvëluese.

Gjatë natës, 15 persona u evakuuan nga një zonë e kërcënuar nga flakët që kanë pushtuar ishullin e Sicilisë.

Ata janë parë duke mbajtur valixhe në duar dhe duke u shoqëruar nga personeli i forcave ajrore italiane dhe zjarrfikësit, pasi vija e zjarri ishte shumë pranë.

Natyra shkatërruese e zjarreve është e dukshme, por ajo po merr edhe jetë njerëzish, siç ishte rasti i një gruaje 88-vjeçare në Sicili, që ndërroi jetë pasi u sëmur, teksa zjarret penguan shërbimet e emergjencës të shkonin tek ajo.

Gjithashtu, mbi 200 persona në Palermo kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit të zjarreve.

Të martën, flakët rrethuan aeroportin e Palermos, duke detyruar autoritetet ta mbyllnin atë për arsye sigurie. Por për shkak të temperaturave që arrijnë deri në 47 gradë Celsius, asfalti i pistave u shkri dhe fluturimet u anuluan.

Por ndërsa jugu i Italisë digjet, stuhi të dhunshme kanë përmbytur veriun e vendit. Shira të dendura dhe erëra të forta kanë goditur qytetet Milano, Vareze dhe Breshia, duke shkaktuar rrëzimin e shumë pemëve dhe përmbytjen e rrugëve.

Edhe transporti publik pësoi dëme të ndjeshme dhe pezullim të lëvizjeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “shumë naive” nëse besojnë se Irani do të heqë dorë...
11:10 | 24/06/2026

Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme

Ministria e Jashtme e Pakistanit ka deklaruar këtë të mërkurë se bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme....
11:04 | 24/06/2026

Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve

Keir Starmer është takuar me Andy Burnham për herë të parë që nga zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, në atë që burime e kanë përshkruar...
11:03 | 24/06/2026