Zjarrfikësit në gatishmëri, patrullime në rrugët kombëtare për zjarret e verës

26 Korrik 2023 | 21:03

Shërbimi zjarrfikës në Gjirokastër po patrullon në rrugët kombëtare për të evidentuar dhe ndërhyrë në kohë në rastet e vatrave të zjarreve. Në orët e pikut të të nxehtit mjetet zjarrfikëse stacionohen në zonat me masive pyjore, kullota, parqet natyrorë dhe zonën muzeale për të shmangur në kohë dëmet e zjarreve të verës.

“Si drejtori e Shërbimit Zjarrfikës në këtë periudhë jemi përfshirë me një urdhër të veçantë lër patrullimin në gjithë territorin e bashkisë. Më mirë një parandalim sot sesa një ndërhyrje me pasoja të rënda nesër” – tha Pëllumb Shalari, drejtuesi i shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër.

“Patrullimi që ne keni organizuar si drejtori e kemi në pikun e vapës dhe patrullojmë në gjithë aksin rrugor që përfshin territori i bashkisë së madhe. Aktualisht jemi të stacionuar në rrugën Kardhiq-Delvinë ku patrullojmë dhe monitorojmë gjithë territorin me shikim të lirë dhe nëse vrojtojmë një vatër zjarri menjëherë japim sinjalin  dhe shërbimi zjarrfikës që është në patrullim ndërhyn në kohë për ti parandaluar” 

“Kemi bashkëpunuar me gjithë komunitetin, megjithatë ne kemi administratorët dhe vrojtuesit tanë që i kemi trajnuar në stacionin tonë, të cilët na marrin menjëherë në telefon dhe ata janë në terren. Kemi patur disa zjarre të vogla, të kapura në momentet e para. Këto kanë ardhur telefonata nga bashkëpunëtorët tanë siç janë drejtuesit, vrojtuesit, të gjithë kanë qenë në gatishmëri“- theksoi komandanti zjarrfikës Hajri Kashahu.

Zjarrfikësit apelojnë që banorët të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar dhe sinjalizuar në kohë për vatrat e zjarreve.

“Të bëjnë kujdes të shtuar në këto temperatura të larta pasi siç e shihni janë temperatura të pazakonta dhe zjarret marrin përmasa të mëdha”- tha Shalari.

“Prioritet përsa i përket thirrjes sonë duhet të bëjnë në radhë të parë gjithë blegtorët që kanë sipërfaqe kullosore, karburantet, bizneset e ndryshme që operojnë në bashkinë e Gjirokastrës”– shtoi mes të tjerash ai.

Gjatë muajit korrik në Gjirokastër u regjistruan disa zjarre në banesa dhe sipërfaqe me shkurre, të cilat shkaktuan vetëm dëme materiale. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026