“PS s’bëhet mburojë e askujt”, deputeti: Detyrë e Ramës të zgjedhë ekipin e tij
Deputeti i PS, Lavdrim Krrashi është shprehur se është zgjedhje e kreut të qeverisë Edi Rama se me kë ka dëshirë të punojë e me kë jo.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se është detyrë e kryeministrit që të zgjedhë ekipin për të realizuar programin e qeverisjes.
Ai komentoi dhe skandalet e ndodhura së fundmi në radhët qeveritare ku shtoi se ka skandale ku është e përfshirë qeveria por dhe skandale individuale.
“Është zgjedhje e Ramës se me kë ka dëshirë që të punojë. Nuk do të gjesh një parti politike në botë që hynë në zgjedhje për të humbur. Është detyrë e kryeministrit që të zgjedhë një ekip për të realizuar programin. Ka dy lloj skandalesh, skandalet që është përfshirë qeveria dhe ata quhen skandale qeveritare, por ka dhe skandale individuale. Këto janë fenomene të shëmtuar, por ngjarje të ngjashme kanë ndodhur rëndomtë dhe në qeveritë e mëparshme. Ndryshimi është se PS nuk bëhet mburojë e askujt”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit