Komisioni i Etikës shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar

26 Korrik 2023 | 22:49

Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike, i drejtuar nga deputetja, Flutura Açka, ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar.

Në vendimin e siguruar nga Euronews Albania, thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit, pas kërkesës së disa deputetëve, është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

Më tej theksohet se Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin të përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Sipas Komisionit të Etikës Sekretari i Përgjithshëm ka kompetencë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit vetëm në rastet kur bëhet fjalë për komandimin e një nënkryetari kur posti i kryetarit mbetet vakant.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026