“Thika pas shpine në PS”, Vangjeli për Asamblenë: Situata s’është aq rozë sa duket
Gazetari Lorenc Vangjeli ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se daullet e luftës në Partinë Demokratike na ndalojnë të kemi vëmendje në atë që po ndodh në Partinë Socialiste.
Ai tha se edhe pse situata në Partinë Socialiste duket e qetë, nëse do të “hapnim kamerat” tha ai do shikonim thika pas shpine nga secili për secilin.
“Nëse ndizen kamerat në PS, do shikojmë se selia rozë nuk është aq rozë, por ka lumenj tmerri e vreri, zilie e xhelozie, interesa që përplasen njëri me tjetrin, thika nga secili ndaj shpinës së gjithësecilit, të cilat si rezultat në fund fare kanë njeriun të cilit i blatojnë të paktën dy fitore të njëpasnjëshme, ky është Edi Rama”, tha analisti.
Vangjeli u ndal dhe te perfermonca e grupit parlamentar socialist në parlament, ku tha se janë vetëm 4 apo 5 emra të cilët flasin, ndërsa shumica dërmuese e tyre fshehin kokën ose nuk e dinë pse ndodhen aty.
“Për ta pasur të qartë këtë gjë merrni shikoni kasetën e një të enjteje të zakonshme të parlamentit dhe shikoni se çfarë ndodh aty. Janë 4 apo 5 emra të cilët flasin. Një shumicë dërmuese e mban kokën jo ulur, por nën sqetull për ta fshehur, një pjesë fërkon duart, një pjesë nuk di për çfarë është atje”, tha Vangjeli.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)