“Njoh gra që s’e kanë parë detin kurrë”, fermerja: S’kanë ekonomi për pushime

26 Korrik 2023 | 21:12

Fermerja Rigerta Loku ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Summer Cube” në Euronews Albania  për të folur për pushimet verore.

Ajo tha se gratë në zonat malore e kanë shumë të vështirë të shkojnë me pushime pasi mundësitë ekonomike nuk ua lejojnë këtë gjë.

“Kur të gjejmë një stil apo mënyrë që të marrim të gjitha punët me vete dhe lopët me vete, atëherë do themi se pushimet janë më të aksesueshme. E para është aspekti ekonomik, e dyta është fakti se gratë në zonat rurale janë edhe më të varfëra edhe pse punojnë ndoshta më shumë se të tjerat.

Ato plazhin ndoshta se kanë parë asnjëherë. Unë njoh gra që jetojnë rreth meje, të cilat nuk e kanë parë detin asnjëherë e jemi vetëm 45 kilometra larg detit”,-tha Rigerta Loku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026