Pse u ndryshuan drejtuesit e sekretariateve në PS? Flet deputeti socialist

27 Korrik 2023 | 13:44

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj tha në një intervistë për Euronews Albania se ndryshimi i sekretarëve të PS-së është një taktikë, që kryetari Rama ka vendosur ta ndërmarrë pikërisht në këtë moment dhe sipas tij është normale që të bëhen ndryshime të herëpashershme kur bëhet fjalë për një ekip politik.

Metaj komentoi se kjo mbledhje Asambleje u zhvillua pas një fitoreje spektakolare në zgjedhjet vendore, që i kishte çuar anëtarët në një gjendje euforie dhe se ristrukturimi ishte i nevojshëm.

“Kryeministri është pikërisht aty, drejtuesit e Partisë Socialiste janë pikërisht aty dhe secili nga ne e kupton që ky është vërtet një moment mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e saj europiane dhe për të hedhur hapin përfundimtar të ndarjes së dy epokave. Në këtë pikë, kryeministri, dhe ne e kuptojmë, kërkohet një përqendrim maksimal pa lëshuar asnjë centimetër, pa bërë asnjë gjysmë hapi pas, por duket të fokusohemi në objektivin tonë që është ai i ecjes gjithmonë përpara.

Në këtë pikë nuk ka aspak eufori, ka përqëndrim, ndarje detyrash, vëmendje dhe monitorim për secilin në kryerjen e detyrave të tij,” – u shpreh Metaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026