Kujt i takon vula e PD-së? Gazetari: Bardhit, por çështja mund të shkojë në gjykatë
Gazetari Gëzim Saliu tha se vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike për t’i hequr vulën Gazment Bardhit e për t’ia kaluar atë Indrit Sefës është marrë pa kuorumin e nevojshëm gjë që është anti-statutore.
Ai tha se sipas rregullave të statutit të Partisë Demokratike, vula i takon Gazment Bardhit, por mendon se çështja do shkojë sërish deri në gjykatë.
“Vendimi aktualisht në forma zyrtare e ka zoti Bardhi sepse atij i takon si sekretar i përgjithshëm. Vendimi i Kryesisë është një vendim i marrë pa kuorumin e nevojshëm, është një vendim që nuk ka pasur një kuorum. Këtu niset diskutimi.
Është marrë një vendim dhe është kaluar vula te zoti Sefa që është përfaqësuesi ligjor. Sipas rregullave të statut vula i takon zotit Bardhi, nëse kjo çështje do vazhdojë edhe më pas siç po vazhdon aktualisht, çështja sipas meje do shkojë sërish në gjykatë”,-tha Gëzim Saliu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)