Si ndalet ngrohja globale, korriku i vitit 2023 më i nxehti i regjistruar ndonjëherë
Shkencëtarët thonë se Korriku është “muaji më i nxehte i regjistruar ndonjëherë. Por sipas eksperteve kjo situate pritet te përkeqësohet ne vitet e ardhshme.
Korriku i vitit 2023 ka thyer rekord, si muaji më i nxehtë i regjistruar, ndoshta më i ngrohti në histori njerëzore. Disa nga temperaturat më të larta që janë shënuar këtë muaj.
52.9 gradë Celsius në Kinë. 48.2 gradë Celsius në Sardenjë. 39.6 gradë gjatë natës në Algjeri. Dhe temperaturat e detit prej 37.2 gradë në Florida.
Ka kohë që një skenar i tillë është paralajmëruar
Nëse i hedhim një vështrim kësaj grafike, atëherë vija e zezë tregon temperaturat ditore të sipërfaqes globale këtë vit që nga janari, dhe është mbi mesataren e të gjithë parashikimeve të ngritura deri në kulmin që shihni atje në korrik.
Ky rekord i ri i të gjitha kohërave përben në fakt kulminacionin e valëve të të nxehtit që kemi parë në tokë dhe gjithashtu në oqeane.
“Pra, e gjithë kjo shtese e ajrit te ngrohtë dhe uji i ngrohtë ne siperfaqe po nderveprojne me njëri-tjetrin. Pra, ne po shohim temperatura rekord më të larta se sa kemi parë ndonjëherë”-tha Samantha Burgess.
Ju mund të keni dëgjuar se viti 2023 do të jetë më i ngrohtë sepse fenomeni El Niño, që është pjesë e një cikli natyror në planetin tonë është kthyer në Paqësor.
Por shkencëtarët thonë se është shumë herët për te ndiere pasojat e këtij fenomeni.
“Nuk është ende El Nino. Pra, pritet qe me zhvillimin e El Ninos tani, ne do të kemi temperatura akoma më të larta ne vijim. Dhe pritet që temperaturat për vitin 2024 mund të jenë edhe më të larta se kete vit.”- theksoi Samantha Burgess.
Në të vërtetë, parashikimi sezonal për pjesën tjetër të vitit tregon që do vazhdojnë temperaturat e larta në tokë. mbi mesataren
Pra, çfarë mund të bëjmë?
Epo, liderët botërorë do të duhet të veprojnë shpejt në samitet e G20 dhe COP28 në mënyrë që të ulin emetimet e CO2 dhe metanit në atmosferë dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
Duke vepruar kështu do të ngadalësohet shkalla e ngrohjes globale.
Por nuk ka zgjidhje të menjëhershme. Nxehtësia dhe ekstremet e motit që kemi përjetuar do te jene me ne edhe për dekadat e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme