“Veriu s’mbahet me polici”, analisti: Në shtator fillojmë protestat kundër Kurtit
Analisti Fatmir Sheholli tha në një intervistë për Euronews Albania se qeveria e Kosovës ka bërë gabime trashanike në qeverisjen e vendit.
Ai tha se komunat në veri të vendit nuk mund të mbahen me polici pasi sipas tij në ato zona kryetarët e zgjedhur nuk përfaqësojnë shumicën dhe kjo nuk është demokratike.
“Kjo qeveri ka bërë gabime trashanike në qasjen ndaj veriut. duhet ta kuptojmë se ne nuk mund ta mbajmë me polici veriun. Ne duhet t’i besojmë Bashkimit Europian dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës se vetëm me dialog politik mund të zgjidhet kjo çështje”
Ai tha më tej se në shtator e gjithë shoqëria e Kosovës, që sipas tij është shumicë do angazhohen në protesta masive për të rrëzuar qeverinë e Kurtit ndërsa shtoi më tej se kryeministri do duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale për situatën në të cilën futi veriun e Kosovës.
“Që t’ia ndërpresim Kurtit këtë ideologji të tij, ne do organizohemi në shtator në protesta masive dhe të pandalshme deri në rrëzimin e tij, e natyrisht ai do duhet të japë përgjegjësi penale para gjykatave pasi na ka futur në probleme të mëdha me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë