Kosova mbyll sesionin parlamentar, pozita dhe opozita, akuza të ndërsjella

28 Korrik 2023 | 18:35

Ende pa filluar u mbyll seanca e fundit e këtij sesioni të Kuvendit të Kosovës

Pas kësaj të gjitha grupet parlamentare folën para mediave.  Opozita e para duke hedhur akuza e kritika ndaj pushtetit për korrupsion e izolim të vendit, ndërsa u shprehen se vjeshta duhet të sjell situatë të re në vend.

“Kjo qeveri e cila vjedh rezervat shtetërore, që vjedh edhe kafshatën e bukës së qytetarëve, në grurë e në vaj, çfarë duhet të presim ne më shumë pse duhet t’i lejojmë të vazhdojë punën e më tutje. Ne duhet të kemi angazhim të vazhdueshëm ë ta dërgojmë vendin në zgjedhje”,-tha Abelard Tahiri, Partia Demokratike e Kosovës

“Po deklaroj se Kosova nuk mund të vazhdojë në shtator me sanksione, me një qeveri me skandale si ai i Zdravës dhe ai i vajti, me një qeveri që në vazhdimësi qëllimshëm bën shkelje kushtetuese”,-tha Arben Gashi, Lidhja Demokratike e Kosovës  

“Unë dyshoj se Albin Kurti do tërhiqet”,-tha Besnik Tahiri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 

Për partinë në pushtet, ky sesion parlamentar konsiderohet i suksesshëm ndërsa, fajin për shumë gjëra ia la opozitës.

“Mund të klasifikohet si një nga sesionet më të suksesshme sa i përket ndryshimeve strukturore në ekonominë e Kosovës dhe në politika sociale të cilat kanë qenë premtime programore të shumicës parlamentare”,-tha Armend Muja, Vetëvendosje 

Me këto deklarata, të zgjedhurit e popullit e mbyllën punën për tu rikthyer në shtator me sesionin  e vjeshtës. 

Megjithatë, kufizimet e  vendosura për mediat në ballkonin e sallës së kuvendit u larguan nga deputetët e opozitës pa u mbyllur sesioni pranveror.  

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026