Ibsen Elezi: Berisha dhe Basha kanë të njëjtin qëllim, copëtimin e PD-së
Ibsen Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike do të shkojë drejt copëtimeve të çuditshme.
Sipas tij, edhe krahu i Berishës, njësoj si i Bashës e dinë shumë mirë atë që po bëjnë.
“Unë kam qenë shumë i kufizuar të deklaroj që këta e kanë të qëllimshme sepse njeriu duhet të ketë argumente të forta të akuzojë dikë që po e bën qëllimisht, por shumë nga vep rimet e tyre, sidomos gjatë këtij 2-vjeçarit të fundit tregojnë se ata po shkojnë drejt një rruge copëtimi,” – u shpreh Elezi.
Ai shtoi se nëse do të kishte vullnet do të realizohej një proces i përbashkët që do të verifikohej nga të dyja palët.
“Në këto kushte secili do të verifikonte se cila ishte pesha e vet brenda Partisë Demokratike dhe secili do të ishte në pozicionin e vet brenda asaj partie sepse unë nuk mund të them thjesht nuk e dua Lulzim Bashën. Lulzim Basha nëse ka anëtarë të Partisë Demokratike që e duan mund të ketë fraksionin e vet brenda Partisë Demokratike sepse nuk mund t’i përjashtosh njerëzit brenda një partie,” – u shpreh Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta