Artizani: Italiani më mashtroi pasi i punova anijen “Titanik”, nuk më dha lekët

29 Korrik 2023 | 18:17

Meti, krijuesi i anijeve me vela, rrëfeu eksperiencën e tij ndër vite, në emisionin “Real People” në Euronews Albania.

Ai theksoi se për 8 muaj kishte punuar anijen e “Titanikut”, që ishte 1 metër e gjysmë e gjatë dhe 40 centimetra e gjerë, por që e shiti në një shumë pothuajse të papërfillshme.

Kjo i ndodhi për shkak se u mashtrua nga një shtetas italian, i cili i dha vetëm 19 lireta, nga 2 milionë që kushtonte.

“E bëra Titanikun dhe sa erdhi italiani, filloi duke fol italisht por unë nuk merrja vesh. I pëlqeu shumë dhe më tha se s’ka parë ndonjëherë anije të tillë me këto përmasa. E bëra 1 metër e gjysmë me 40 centimetër të gjerë. Ishte e rëndë e mbanin 2 veta. I thashë e shes 2 milion lireta anijen. I nxori italiani lekët dhe mi dha. Kur shoh unë ishin vetëm 19 lireta. E shita për 19 lireta titanikun që punova për 8 muaj. Ata ikën më pas me shpejtësi”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026