Ecja me shpejtësi fenomen i frikshëm, rrjete sociale nxisin shpejtësinë

29 Korrik 2023 | 18:03

Fenomeni i qarkullimit me shpejtësi vazhdon të jetë një problematikw që ngre shqetësimin e qytetarëve.

Në rrjetet sociale mbizotërojnë video dhe postime të të rinjve, të cilët shfaqen duke qarkulluar me shpejtësi.

Janë kryesisht të rinj të moshave 18-25 vjeç, të cilët të nxitur nga adrenalina dhe nga dëshira për vëmendje në Instagram ose “Tik Tok”, thyejnë rregullat e qarkullimit duke prishur rendin, dhe në rastet më fatale, duke marrë jetë, të tyren apo të të tjerëve. 

Për hir të një publikimi, për disa klikime më shumë, pakujdesia dhe neglizhenca në timon, është kthyer në një shqetësim nga ana e qytetarëve, të cilët i drejtohen institucioneve për të frenuar këtë fenomen.

I tillë ishte edhe rasti në Elbasan, ku i riu K.D. 25 vjeç shihet në video-denoncim teksa qarkullon me shpejtësi në një zonë qendrore të qytetit, pranë bulevardit “Qemal Stafa”.

Pas video-denoncimit nga qytetarët e Elbasanit, të shqetësuar dhe për zhurmën dhe prishjen e qetësisë në orët e vona të mbrwmjes, u bë i mundur identifikimin me shpejtësi i të riut dhe shoqërimi i  tij në Komisariat. Specialistët e Hetimeve për Krim të Komisariatit të Elbasanit, pasi referuan materialet në Prokurori, vijuan me procedimin në gjendje të lirë të shtetasit, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Po ashtu, nga Shërbimi i Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative prej 40.000 lekëve si dhe sekuestrimi i automjetit në cilësi të provës materiale. Rasti ka nxitur dhe një reagim nga ana e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka falenderuar Policinë e Elbasanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026