“Zgjedhjet në Veri, të domosdoshme”, Bajrami: Vonesat, taktikë e qeverisë Kurti
Asllan Bajrami, analist politik ka komentuar situatën politike në Kosovë .
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se është e domosdoshme që zgjedhjet në Veri të Kosovë të mbahen.
Më tej ai nënvizoi se ka pasur vonesa përsa i përket zbatimit të vendimeve nga ana e Kuvendit të Kosovë, gjë që sipas tij është taktikë e Kurtit.
“Është domosdoshmëri që zgjedhjet të mbahen sa më parë, të bëhet ndryshimi në ligjin mbi pushtetin lokal në Kosovë. Kemi një vonesë përsa i përket përmbushjes së detyrimeve nga ana e Kuvendit të Kosovës. Kjo vonesë është një lloj kalkulimi i klasës politike, përkatësisht e qeverisë aktuale në Kosovë që mesa duket do të përfitojë për të pasur një pozicion ndoshta më të favorshëm. Kjo është një lloj taktike, por në kuptimin e kundërpërgjigjeve që ka marrë Prishtina, qoftë nga Uashingtoni, qoftë nga Brukseli nuk kanë ndonjë rezultat që do të mundet që këtë lloj vonese ta justifikojë Bashkësia Ndërkombëtare përsa i përket asaj që Prishtina ndoshta ka të drejtë dhe pretendon të përfitojë më shumë. Mesa duket ato tre kërkesat e Brukselit janë shumë të prera, të zhvillohen zgjedhjet, tërhiqet policia speciale nga objektet e komunave të Kosovës dhe qeveria e Kosovës të hartojë statutin për asociacionin”- tha ai
LEXONI GJITHASHTU:
- Operacioni antikanabis në Lezhë, Balla: 2 oficerë policie në ortakëri me trafikantët
- Zgjedhjet për kreun e PD, Sefa: Deri në orën 14:00 kanë votuar 11602 anëtarë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë