Osumi një atraksion “i pushtuar” nga turistët në Berat
Lumi Osum është kthyer në një atraksion për qytetarët Beratas por jo vetëm. Në brigjet e tij, gjen plot turistë, të cilët zgjedhin që të shijojnë bukurinë që të ofron qyteti i një mbi një dritareve.
Midis maleve, rrjedha e lumit Osum, pret të rinj e të moshuar çdo ditë.
“Lumi Osum vijmë me shokët kënaqemi, lahemi, uji është i rrjedhshëm i pastër rëra është e mirë, nuk ka rreziqe lumi Osum. Turistet vijnë gjithmonë ka vizita shumë shpesh që vijnë , dje ishin gjithë ata turistë njerëz plot, fëmijë prindër edhe është shumë vend i bukur uji është i pastër”, tha një qytetar.
Osumi çdo vit, po merr rëndësinë që i takon. Frekuentuesit e përvitshëm, arrijnë të bëjnë diferencë e para shumë viteve.
” Po bën që 19 ose 20 vite që lahen njerëzit, më përpara vini gratë e fshatit këtej lanin rroba gjëra, merrnin ujë për të vaditur dhe akoma marrin ujë më pompa për të vaditur tokat nga lumi”,- u shpreh një qytetar.
“Na pëlqen këtu jemi vëndalinjë jemi rritur që të vegjël, fëmijërinë e kemi kaluar këtu, me shoqërinë, komshinjtë me shokët gjuanim peshk, kemi urën këtu një gjë e vjetër e bukur pavarësisht që do pak rregullime ura të vihet ujë këtu një çezmë të vij turisti të pijë, këtu vijnë kënaqën turistet” ,-tha një qytetar
Një zonë në zhvillim, e cila gjithashtu kërkon dhe një infrastrukturë më të mirë.
“Për mendimin tim te hapet një lokalet ketë e shumta 15 shezlonge diku te hapet një kënd lojërash që të lozin fëmijët. Nga Berati vijnë shume sidomos ne muajin korrik ka pas shume nga Berati familjar, çuna te rinjë”.
Nevoja për roje dhe kushte më të mira sigurie, do të shtonin edhe më shumë turizmin në këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
Gazetari: Protesta do të zgjasë deri natën vonë dhe mund të zhvillohet edhe nesër para Parlamentit
- 23:18 Rusia akuzon Sekretariatin e OKB-së për ‘paragjykim institucional’ mbi raportimin për Ukrainën
- 23:03 Arlind Qori në protestë me djalin: Populli e ka marrë sovranitetin në duart e veta
- 22:47 Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
- 22:41 “Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
- 22:40 Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
- 22:26 Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë