“Ta fusin inteligjencën artificiale në gjykata”, eksperti i IT: Të zgjidhë divorcet
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth inteligjencës artificiale dhe se si duhet të përfitojmë më mirë nga ajo.
Ai tha se inteligjenca artificiale do mund të shkurtonte shumë punë në rast se do të përdorej në Gjykata pasi në to janë grumbulluar çështje penale që nga 2010. Ai tha se përdorimi i inteligjencës artificiale mund të niste me çështjet e divorcit.
“Mund të ishte një gjë shumë interesante që inteligjenca artificiale të futej në Gjykatën e Tiranës që ka 32 mijë dosje që presin që nga viti 2010 me probleme shumë banale që mund t’i japë zgjidhje qytetarëve që bredhin nëpër gjykata.
Kjo mund t’u jepte zgjidhje qytetarëve në një kohë shumë më të shkurtër se sa të ngrihej trupi gjykues e të merrte vendimin. Këtë gjë mund ta nisi me çështje të Gjykatës Civile, pra me divorce dhe me çështje që nuk kanë impakt të madh shoqëror”,-tha eksperti Kallanxhi.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh