Hyn në fuqi kontrolli i përbashkët kufitar Shqipëri-RMV, Rama: Lehtëson qarkullimin

31 Korrik 2023 | 12:15

Prej sot, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët në Pikat Kufitare.

Vetë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski inspektuan Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku u prezantua nisma “One stop shop” mes dy vendeve respektive .

Përmes një postimi në facebook kryeministri Rama tha se ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për të lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve.

“Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara”, shkruan Rama.

Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026