“Demokracia vdes në errësirë”- Protestë në Prishtinë për mbylljen e Klan Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, mbajt këtë të hënë një protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Me një banderolë të madhe në të cilën shkruhej “Demokracia vdes në errësirë”, protestuesit marshuan të shumtë në numër drejt sheshit Zahir Pajaziti.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, tha se është i tronditur me vendimin e qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova, duke e cilësuar si “goditjen më të rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë që prej kohës së luftës”.
Ambasadorët e vendeve të Quint-it të akredituar në Kosovë, në të cilët bëjnë pjesë Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA dhe Bashkimi Evropian shprehen shqetësimin e thellë, me vendimin e Ministrisë së Industrisë. Edhe organizata ‘Gazetarët pa Kufij’ u shpreh se “pluralizmi i informacionit kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës së medias më të madhe private në vend, Klan Kosova”.
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit