Balkan Talks | Negociatat me BE-në, profesor Bilalli: Pas zgjedhjeve në Bullgari hapen negociatat për anëtarësim

8 Janar 2021 | 17:54

Emisioni i sotëm në Balkan Talks ka në fokus Republikën e Maqedonisë së Veriut. Viti 2020 ka pasur plot ngjarje nga më të ndryshmet politike. Pavarësisht se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur kushtet për integrim nuk u hapën negociatat nga vetoja e Bullgarisë. Për të kuptuar më mirë këtë realitet dhe situatën politike në fqinjin tonë do flasë për Balkan Talks profesor Mersel Bilalli, i cili ka qenë deputet dhe këshilltar kryeministrash.

Maqedonia e Veriut duket se sfidë në vitin 2021 ka integrimin në Bashkimin Evropian dhe zoti Bilalli tregon se është njëra nga sfidat, pasi ka edhe shumë çështje të tjera. 

“Ne na është bërë si kronikë integrimi dhe po njësoj na është bërë, që në momentet kyçe dy fqinjët tanë na pengojnë. Greqi për çështjen e emrit për anëtarësimin në NATO dhe kur prisnim që të hapeshin negociata, Bullgaria vendosi veton për integrim në BE, për çështjen e histories”,-thotë profesor Bilalli.

Zoti Bilalli mendon se kjo çështje do zgjidhet pas zgjedhjeve në Bullgari.

 “Mendoj se do zgjidhet menjëherë pas zgjedhjeve në Bullgari, pasi forcat politike po përdorin nacionalizmin në fushatë zgjedhore, por duhet të kuptojnë se nacionalizmi nuk vlen më për fushata”,-tregon zoti Bilalli.

 Bashkim Evropian është shprehur vazhdimisht që RMV-t teknikisht i ka mbyllur detyrat e saj të shtëpisë, ndërkohë që Bulgaria hyri agresivisht në këtë dhe vendosi veton. Zoti Bilalli tregon për Balkan Talks se ky qëndrim ka ndikuar në zbehjen e interesit politik në Maqedoninë e Veriut drejt integrimeve të mëtejshme në Bashkimin Evropian.

“Pa dilemë se ka ndikuar, pasi në njërën anë kemi raportin e Komisionit Evropian ku thotë se janë arritur disa parakushte dhe në anën tjetër kemi veton nga Bullgaria, e cila shkel mbi Bashkimin Evropian”,-shprehet zoti Bilalli.

Profesor Bilalli tregon se në Maqedoninë e Veriut për një kohë shumë të gjatë është harxhuar energji në pjesën etnike, por pas tre dekadave shumëçka ka ndryshuar dhe mendon se opinion maqedonas e pranoi realitetin shqiptar.

Një temë që ka prekur gjithnjë profesori ka qenë zhvillimi ekonomik dhe largimi i të rinjve nga Maqedonia e Veriut duke i bërë thirrje klasës politike që t’i kushtojë vëmendje.

“Nuk ka akoma strukturë përgjegjëse që të mendojë se është në pushtet për interesin publik. Shpëtimi është në ekonomi dhe punësim”,-thotë zoti Bilalli.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026