Rikthehen emigrantët, mbi 86500 kanë hyrë në Muriqan gjatë 4 ditëve të fundit
Fundjava që lamë pas, e cila parapriu dhe muajin gusht, ka nisur rikthimin e emigrantëve pranë familjeve të tyre në Shqipëri.
Në pikën e përbashkët kufitare në Muriqan gjatë 4 ditëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri mbi 86500 shtetas ndërsa 53200 kanë lënë Shqipërinë ose thënë ndryshe në total kamë hyrë dhe kanë dalë mbi 140000 shtetas me mbi 45000 automjete
Dita me fluksin më të madh ka qenë e diela e 30 korrikut ku kanë hyrë në Shqipëri mbi 25 mijë shtetas dhe kanë dal rreth 10 mijë e 500 shtetas . Një fluks i tillë ka detyruar autoritetet doganore të shtojnë sportelet dhe në të dyja anët po punohet me nga 3 sportele por pavarësisht kësaj sërish në momente të caktuara ka pasur dhe radhë të gjata pritjeje.
Kryesisht nga të dhënat rezulton se fluksi më i madh janë emigrantë nga Evropa që kthehen tek familjarët e tyre por pa lënë pas dhe Shqiptarët e Kosovës por dhe turistët e shumtë që kanë shfaqur interes për të eksploruar Shqipërinë.
Një fluks i tillë pritet të zgjasë deri nga mesi fundi i gjysmës së dytë të gushtit ku pritet rikthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)