“Po buzëqesh duke të menduar”, Zendaya bën homazhe për humbjen e aktorit 25-vjeçar
Aktorja Zendaya i ka bërë një nderim emocional bashkë-yllit të saj të serialit “Euphoria”, Angus Cloud pas vdekjes së tij në moshën 25-vjeçare, duke thënë se “fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar bukurinë e pafund” tha Zendaya referuar aktorit të ndjerë.
Aktorja amerikane, e cila luan rolin kryesor të shërimit të të varurit nga droga Rue në serialin e njohur të HBO-së, tha se do ta kujtonte Cloud për “të gjithë dritën, dashurinë dhe gëzimin e pakufishëm që ai gjithmonë arrinte të na jepte”.
Cloud, i cili luajti tregtarin e drogës Fezco O’Neill në 17 episode të dramës, vdiq të hënën, vetëm një javë pasi aktori kishte varrosur të atin. Shkaqet e vdekjes nuk u bën të ditura për publikun.
Duke ndarë një foto bardh e zi të tij në Instagram, Zendaya shkroi: “Nuk mjaftojnë fjalët për të përshkruar bukurinë e pafund që është Angus (Conor).
“Jam shumë mirënjohëse që pata mundësinë ta njoh në këtë jetë, ta quaj vëlla, të shoh sytë e tij të ngrohtë dhe buzëqeshjen e ndritshme, ose të dëgjoj “kakaritjen” e tij ngjitëse (po buzëqesh tani vetëm duke menduar për atë).
“Unë e di që njerëzit e përdorin shpesh këtë shprehje kur flasin për njerëzit që duan…”ata mund të ndriçojnë çdo dhomë që hyjnë”, por më lejoni t’ju them se ai ishte më i miri në këtë.
“Do të doja ta kujtoja atë në këtë mënyrë. Për të gjithë dritën, dashurinë dhe gëzimin e pakufishëm që ai arriti të na jepte gjithmonë. Unë do ta vlerësoj çdo moment”,-shkruan Zendaya në postimin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet