Greqia ofron pushime falas për turistët që braktisën Rodosin për shkak të zjarreve

2 Gusht 2023 | 11:21

Turistëve që iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive do të dëmshpërblehen vitin tjetër me pushime falas.

Ishte kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ai i cili e bëri me dije lajmin. Duke folur për mediat britanike shefi i qeverisë në Athinë tha se në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrohet një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që i humbën pushimet për shkak të zjarreve.

Greqia është një vend i sigurt, ishte mesazhi i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

Kujtojmë se pjesa e më e madhe e turistëve të cilët u larguan nga ishulli për shkak të zjarrevve ishin pikërisht nga Britania e Madhe.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026