Dogji 30 hektarë me vreshta, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim personi që e “punësoi”

2 Gusht 2023 | 12:43

Një 19-vjeçar, i cili dogji 30 hektarë me hamull, vreshta dhe dru frutorë u arrestua nga policia e Lushnjës për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia raporton se 19-vjeçari ndezi zjarr për djegien e barërave të egra, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj dhe sipërfaqja me vreshta dhe dru frutorë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një nga pronarët e sipërfaqes së tokës së djegur, i cili kishte punësuar 19-vjeçarin, për të djegur barërat e egra.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme për një rast zjarrvënieje në fshatin Toshkëz, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 19 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin 32 vjeç, pasi 19-vjeçari, i punësuar nga shtetasi 32-vjeç, për djegien e barërave të egra, në tokën në pronësi të tij, iu ka vënë zjarri këtyre barërave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, në pronësi të disa shtetasve.

Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasit 32-vjeç”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026