‘Na është mohuar e drejta’, studentët kërkesë për takim me Avokatin e Popullit
Studentët e mjekësisë të cilët prej disa kohësh kanë protestuar pasi kanë qenë në kundërshtim me ligjin për t’u diplomuar 5 vite pasi kanë punuar në vendin tonë, kanë bërë kërkesë që të takohen me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca.
Në këtë takim ata kërkojnë që të shprehin se ku qëndrojnë shkeljet e të drejtave dhe lirive të tyre si mjekë të ardhshëm të vendit.
Ata thonë se deri më tani asnjë kërkesë e tyre nuk është marrë në konsideratë.
“Deri më tani kemi përdorur mjere të ndryshme të shprehjes së pakënaqësive, duke filluar nga formulimi i potecionit dhe mbledhja e firmave të studentëve të mjekësisë, ku mbajmë qëndrim kategorikisht kundër projektligjit, dhe pjesëmarrjen tonë në komisione, konkretisht Komisioni për punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ju bëjmë me dije që në komisionin e fundit, përfaqësueve tanë ju mohua e drejta për të marrë pjesë dhe për t’u dëgjuar denjësisht, pavarësisht kërkesave për pjesëmarrje si grup interesi që dërguam drejtuar Komisionit. Kemi kërkuar gjithashtu të dëgjohemi edhe në seancën plenale përkatëse, kërkesë që na u mohua sërish”-thuhet në kërkesën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:
- Studentët e mjekësisë para parlamentit, deklaratë para votimit të projektligjit
- Ligji për studentët/ Basha: Arrogancë e qeverisë, shkelen të drejtat e tyre
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj