Festë në “Natën Fierake”, në skenë emrat më të spikatur të muzikës së qytetit 

2 Gusht 2023 | 16:40

Një natë me atmosferë festive, ku mbizotëronte muzika, përjetuan qytetarët fierak. E titulluar “Nata Fierake” eventi ngjiti në skenë emrat më të spikatur të muzikës së qytetit por edhe emra të rinj.

Në këtë aktivitet nuk munguan as vallet e ansamblit “Myzeqeja”.

“Neve na bëhet qejfi qe kjo natë mbledh këngëtarët fierakë. Është një natë magjike sidomos për ne që jemi më të vjetrit por që kemi edhe këta djem të rinj që duam t’u lëmë stafetën”, tha një qytetar.

Besa Kokëdhima, Erion Korini, Luiziana apo Sabiani ishin disa prej këngëtarëve që u bën pjesë e këtij aktiviteti.

Për këngëtarin Edmond Muho këto aktivitete janë të mirëpritura, si nga këngëtarët ashtu edhe nga publiku.

“Është kënaqësi që ndodhem në qytetin tim të Fierit të këndoj në një festë të bukur si sot. Fieri ka nevojë për të tilla evenimente ku rinia të argëtohet”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026