‘Leku u forcua nga turizmi’, Sejko: Ndërhyjmë nëse dëmtohet funksionimi i tregut

2 Gusht 2023 | 19:40

Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit të monedhës vendase, për sa kohë që luhatjet në kurs nuk dëmtojnë funksionimin e tregut.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi për gazetarët se forcimi i lekut ndodh historikisht gjatë sezonit veror.

“Kursi i këmbimit ka ardhur nga përmirësime strukturore. Është një trend që ka ardhur si përmirësim i bilancit të pagesave, burimet i kemi përmendur, janë remitancat, turizmi. Ne jemi në pikun e sezonit dhe historikisht është vënë re një lëvizje e tillë. BSH e ka të përcaktuar me ligj kur ndërhyn për kurs këmbimi, për efekt të objektivave tonë ligjorë. Pra këto janë elementë që i kemi respektuar, kursi i këmbimit monitorohet me kujdes”.

Guvernatori sqaroi dhe se cilat janë rastet kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mund të ndërhyjë.

“Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor”- theksoi Sejko.

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndryshojë normën e interesit. Guvernatori u shpreh se ekonomia shqiptare pritet të rritet, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026