Publikohet foto, kjo është 32-vjeçarja që u gjet e pajetë dhe e dhunuar në Durrës
Personi që shihni në foton e mëposhtme është 32 vjeçarja Luljeta Preza, e cila u gjet e pajetë mesditen e së martës poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës. Ajo dyshohet të jetë vrarë.
Gjatë kqyrjes që i është bërë kufomës janë konstatuar shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia e ka gjetur vajzën të zhveshur, prandaj grupi hetimor ka dyshime se mund të jetë abuzuar seksualisht.
Uniformat blu nuk përjashtojnë faktin, që vajza të prostituohej dhe të jetë përfshirë në konflikt me vajzat e tjera, ose me tutorët e tyre dhe mund te jetë goditur nga këta të fundit.
Po ashtu mësohet se viktima ishte nga Sukthi dhe i përket komunitetit Rom. Policia njofton se deri më tani janë shoqëruar 17 persona që dyshohet se kanë dijeni.
Sakaq mjekësia ligjore po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj, orën dhe vendin, pasi dyshohet se mund të jeta vrarë në një vend tjetër e më pas është transportuar “në vendin e punës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk