Monika Kryemadhi: Mijëra banesa të përmbytura, qeveria nuk i përkrah

10 Janar 2021 | 11:21

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ngriti shqetësimin e mos përkrahjes së qytetarëve të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit në vend. Gjatë një takimi që zhvilloi me disa banorë të njësisë numër 2 në Tiranë, Kryemadhi deklaroi se situata ka kaluar përtej çdo limiti.

“Situata ka kaluar çdo limit, ne shikojmë një farë mungesë përgjegjshmërie por edhe mungesë profesionale dhe një nga gjërat kryesore që ndihet është mungesa që kanë njerëzit në infrastrukturë.

Familjet shqiptarë janë varfëruar për shkak të COVID-19 pasi  shërbimet dhe ilaçet janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe kësaj po i shtohet dhe situata e krijuar nga përmbytjet ku ka me mijëra hektarë tokë të përmbytur dhe shtëpi të përmbytura që nuk shikojnë asnjë lloj përkrahje”, u shpreh znj. Kryemadhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026