Konflikt i dhunshëm mes pushuesve nga Kosova në Shëngjin, 1 në gjendje të rëndë

3 Gusht 2023 | 22:47

Dy pushues nga Kosova janë konfliktuar me njëri tjetrin në Shëngjin, ku zënka ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Policia informon se shtetasi kosovar me inicialet H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, po ashtu banues në Kosovë.

59 vjeçari ka marrë plagë në zemër me thikë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sakaq policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026