Lituania shpall mbi 1.000 rusë e bjellorusë si rrezik për sigurinë kombëtare

4 Gusht 2023 | 15:18

Lituania i ka shpallur më shumë se 1.000 shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë, që jetojnë në këtë shtet, si kërcënim për sigurinë kombëtare, dhe ka thënë se do t’ua anulojë leje-qëndrimet e përhershme.

Vendimi vjen pasi Qeveria u ka kërkuar rusëve dhe bjellorusëve që ta plotësojnë një anketë, në të cilën ka pasur pyetje për qëndrimet e tyre lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe për statusin e Krimesë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska më 2014.

Lituania, shtet baltik që e ka shpallur pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik më shumë se 30 vjet më parë, është demokraci që i takon NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ajo ka qenë mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe është bërë shtëpi për shumë refugjatë, të cilët u kanë ikur fushatave shtypëse qeveritare në Bjellorusi dhe Rusi.

Departamenti i Lituanisë për Migrimin, ka thënë se e ka vërtetuar që 1.164 shtetas bjellorusë dhe rusë që jetojnë në Litani përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, vendim që është bazuar në informacion publik dhe jopublik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026