Historia 2500-vjeçare e Butrintit, rreth 800 turistë vizitojnë çdo ditë parkun

4 Gusht 2023 | 16:04

Historia 2500-vjeçare e Parkut Kombëtar të Butrintit rrëfen për rrënjët shqiptare përmes arkitekturës së mbetur.

Në pikun e sezonit turistik mijëra pushues të huaj po i drejtohen parkut arkeologjik, për t’u njohur me historinë e Butrintit

“Është një sit i bukur, e dashurova absolutisht, më pëlqeu veçanërisht pjesa e teatrit, më bëri përshtypje që ishte e gjitha e mirëmbajtur dhe në një gjendje shumë të mirë, është mahnitëse e gjitha dhe natyra shume e bukur”, thotë një turist.

Për këtë pushues spanjoll e magjishmja qëndron tek ndërtesat të cilat mund të përcjellin tek vizitorët jetën e dikurshme.

Kombinimi i historisë mijëra vjeçare me natyrën është një nga arsyet kryesore që tërheq vizitorët kureshtar të Butrintit.

“Ne nuk dinim shume për Shqipërinë dhe kulturën tuaj, dhe lexuam disa libra përpara se të vinim këtu. Vizituam Gjirokastrën, Ksamilin… Këtu na pëlqen që historia dhe natyra janë kaq bukur se bashku të ndërthurura sepse zakonisht diku ose gjen kulturën ose natyrën”, shprehet një tjetër.

Parku Arkeologjik Kombëtar i Butrintit mbetet një nga destinacionet turistike me të vizituara në vend. Pasuria kombëtare e ruajtur nga UNESCO në këto javë vizitohet mesatarisht nga 800 persona në ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026