Kërkesa e PD për anulimin e koncesionit për Butrintin, Kushtetuesja shtyn seancën
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për padinë e bërë nga deputetja e PD, Ina Zhupa, për shfuqizimin e vendimit që jep me koncesion Parkun e Butrintit.
Shtyrja u bë me argumentin se 36 deputetët firmëtarë, si palë në këtë çështje, nuk kanë autorizimin për t’i përfaqësuar.
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa kërkoi që seanca të zhvillohet në 11 korrik, kërkesë që u pranua nga kryetarja Holta Zaçaj. Kjo e fundit theksoi se për shqyrtimin e çështjes nevojiten 28 firma.
Padia në fjalë është ngritur kundër koncesionit të Butrintit dhe është firmosur nga 36 deputetë. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike, kontrata koncesionare për menaxhimin e parkut arkeologjik të Butrintit ka një sërë shkeljesh ligjore.
Në padi, PD i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për koncesionin e Butrintit dhe pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji, për shkak se krijon dëme të cilat do të ishin të pariparueshme.
Gjatë muajve tetor dhe nëntor marrëveshja për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF dhe shteti shqiptar ishte në qendër të debateve mes opozitës dhe mazhorancës.
Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës dhe 18 deputetët e opozitës në seancë votuan kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët iu afruan banesave (VIDEO)
Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj
Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 17:57 SHBA akuzon Kubën për spiunazh
- 17:48 Temperaturat deri në 48 gradë Celsius, cili vend është përfshirë nga vapa ekstreme
- 17:43 Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)
- 17:41 Bullgaria shqyrton kërkesën e SHBA-së për vendosjen e tetë avionëve amerikanë
- 17:35 Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo
- 17:26 Kush janë vëllezërit Tate, të arrestuar për dhjetëra akuza për ngacmime seksuale?