Kushtetuesja pranon padinë e PD për Butrintin
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë për koncesionin e Parkut Arkeologjik të Butrintit. Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratik, Ina Zhupa.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa është shprehet se Gjykata Kushtetuese do të qëndrojë në lartësinë e emrit që ka dhe ka ftuar palët për të dorëzuar provat përkatëse deri më datë 27 janar të këtij viti.
Padia në fjalë është ngritur kundër koncesionit të Butrintit dhe është firmosur nga 36 deputet. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike kontrata koncesionare për menaxhimin e parkut arkeologjik të Butrintit ka një sërë shkeljesh ligjore.
Në padi PD i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për koncesionin e Butrintit dhe pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji, për shkak se krijon dëme të cilat do të ishin të pariparueshme.
Gjatë muajve tetor dhe nëntor marrëveshja për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF dhe shteti shqiptar ishte në qendër të debateve mes opozitës dhe mazhorancës.
Ligji u miratua vetëm me vota e mazhorancës dhe 18 deputetët e opozitës në seancë votuan kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë