Shtohet numri i burrave në qendrat estetike, sipërmarrësja: Nuk është më tabu
Një mashkull i kuruar dhe frekuentues i rregullt i qendrave estetike nuk është më tabu.
Durrësi ka bërë hapa para në këtë drejtim. Në qendrat estetike, ku ofrohet shërbim për meshkujt numri i tyre është thuajse i barabartë me femrat.
Sipërmarrësja Afërdita Mehmeti deklaroi për Euronews Albania: “Në fillimet e mia isha shumë skeptike në këtë pjesë. Kisha frikë të punoja dhe me meshkuj dhe me femra. Jo frikë në sensin se hyn një mashkull në qendër, por a do pritej mirë kjo. Tashmë pas 6 vitesh kjo ka evoluar shumë dhe meshkujt, ashtu si dhe femrat, mundohen të kujdesen për veten e tyre”.
Në shumicën e rasteve janë partneret ato që orientojnë djemtë në qendrat estetike. Gama e shërbimeve është e gjerë, por cilat zgjedhin ato?
“Meshkujt e duan dhe trajtimin e këmbëve, të fytyrës, të trupit. Duan të dobësohen kur shohin se janë pak të shëndetshëm, bëjnë depilime, ashtu si dhe femrat. Normalisht numri është pak më i vogël, por të paktën kemi shkuar në atë pikë që ka kërkesë”.
Dallimi gjinor qëndron vetëm në faktin, se meshkujt nuk janë “infektuar” ende nga mania për të kryer shumë trajtime. Në sezonin e verës, ata janë të fokusuar me shumë tek trajtimet hidratuese, ndërsa tendenca e viteve të fundit janë dhe ndërhyrjet jo invazive.
LEXONI GJITHASHTU
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit