Sheleguri, perla turistike e Kolonjës. Turistët të kënaqur me çmimet
Vetëm 10 minuta larg Leskovikut, Sheleguri është perla turistike e Kolonjës.
Fshati i cili vitet e fundit ka pasur investime në restorte dhe bujtina, mes natyrës së paprekur nga dora e njeriut, qetësisë që ky vend fal, rezervuarit i cili përdoret dhe për kanoe nga turistët, është një nga destinacionet më të pëlqyera nga vizitorët shqiptarë e të huaj.
“Unë kam filluar ca ditë pushime, pushimet e mia më të bukura mu dukën këtu në Sheleguri. Qenka shumë mirë, shumë pastër, shumë bukur. Aq më mirë që ne shqiptarët anojmë nga çmimi, çmimet janë të favorshme për ne. Me tepër këtu ushqimi klima, do kthehem përsëri”, tha një turistë për Euroneës Albania.
“Unë vij nga Brazili, vendosëm të vizitojmë këtë vend të Shqipërisë, kemi ardhur prej 15 ditësh por këtu natyra është fantastike, ushqimi, çmimet dhe njerëzit. Kam vizituar disa qytete, por ky është vendi më i bukur deri tani, gjëja e preferuar është gjumi, bëhet i qetë këtu, duket si magji”, tha një turiste e huaj.
“Vij nga Italia , kemi planifikuar një tur në Greqi por kaluam më parë këtu. Ky është vendi më fantastik në Shqipëri, ne na pëlqen shumë, erdhëm thjesht për të parë por mikpritja e njerëzve na mbajti më tepër se aq”, tah një tjetër turiste.
Rruga e cila lidh Leskovikun me Ersekën po rikonstruktohet çka pritet të sjellë më tepër turistë në këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng