Bimët 2.7 m të larta, Balla reagon për kanabisin në repartin ushtarak të Zall Herrit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla reagoi për herë të parë lidhur me sekuestrimin e 125 bimëve narkotike të llojit kanabis sativa brenda repartit ushtarak të Zall Herrit.
I pyetur nga gazetari Eni Ferhati lidhur me ngjarjen e rëndë, ministri upërgjigj shkurt duke thënë se ishte një operacion i policisë së shtetit në bashkëpunim me policinë ushtarake në përputhje me ligjin.
Nga ana tjetër, Euronews Albania ka mësuar detaje të reja nga skandali ku janë përfshirë ushtarakët shqiptarë.
Burime bëjnë me dije se në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku shërbejnë më shumë se 300 ushtarakë, bimët narkotike ishin të shpërndara në 6 parcela në zonën e pyllëzuar.
Ajo që ka befasuar më shumë policinë ka qenë fakti që bimët kanë qenë deri 2,7 metra të larta, që do të thotë se janë kultivuar prej të paktën prej 3 muajsh.
Ka qenë një koordinatë e avionit të Guardia di Financa, i cili bën patrullime ajrore për kanabisin, që mbërriti në policinë e shtetit duke e vënë në lëvizje për të kryer këtë operacion.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit