“Kalorësi prej bronzi” zbulimi i jashtëzakonshëm në qytetin antik Arnisa

6 Gusht 2023 | 16:17

Qyteti antik i Arnisës këtu në Babunjë të Lushnjës fsheh ende mjaft thesare të antikitetit, të cilat presin dritën e zbulimit, për të pasuruar historinë lokale por edhe atë kombëtare”.

Me shumë të fshehta e thesare arkeologjike nëntoke, qyteti i lashtë antik Ilir Arnisa , në Babunjë të Lushnjës, befason ekipet kërkimore të arkeologëve me zbulimet e rralla në rrënojat e tij.

Zbulimet e deritanishme datojnë disa shtresime historike me zanafillë 2600- vjeçare ndërsa muri mbrojtes është ndërtuar në shek e lV p. e. s, kohë kjo e lulëzimit të kulturave ilire.

Në vitin  2018, si rezultat i punës kërkimore të institutit të Arkeologjisë në bashkëpunim me një ekip gjerman, u zbulua një vepër artistike e pagëzuar “ Kaloresi i Babunjës”, një kompozim ne bronz 14-15 cm i larte që paraqet një kalores mbi kalë.

Adriatik Rrasa, pjesëtar i ekspeditës arkeologjike shqiptaro – gjermane , tregon plot emocion momentin e zbulimit .

 “Ishte një ditë e zakonshme pune siç ndodh shpesh me ekspeditat arkeologjike dhe qe shansi im që bëra prekjen e parë të kalorësit të Babunjës. Ishte një emocion shumë i veçantë, jo vetëm për mua por për të gjithë grupin e punës, të cilët u entuziazmuan kur morën vesh që ky kalorës kishte një vlerë të jashtëzakonshme” -tha arkeologu Adriatik Rrasa.

“Po ta fillojmë nga folklori babunjarak ka një vlerë të jashtëzakonshme, por edhe specialistët e cilësuan atë si një gjetje e rrallë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Mesdhe, sepse nga teknika e punimit si vepër arti ose e derdhjes në bronxë, tregonte që kishte një vlerë të jashtëzakonshme” -tha arkeologu Adriatik Rrasa.

Për vlerat e rralla qe mbart , instituti “Getty” në Amerike bëri të mundur restaurimin e statujës 2500 vjeçare prej bronzi. Madje në baze të rezultateve, studiuesit mendojnë se mund të bëhet fjale për një qytet bij të Apolonisë.

“Në qytetin e Arnisës ka pasur zbulime të tjera si zbulimi  murit rrethues. Pastaj gjetja e portës hyrëse që lidh qytetin antik me rrugën kryesore që shkontëApolloni” -tha arkeologu Adriatik Rrasa.

Formën e një qyteti Arnisa e mori në shek e lV p. e. s, kur me të njëjtën teknike si të Apolonisë, u krijua muri rrethues, dhe është një qytet relativisht i vogël që shtrihet në një sipërfaqe prej 6 ha.

Peizazhi i mrekullueshëm , terreni i favorshëm bujqësor e blegtoral si dhe shfrytëzimi i lumit Seman  për të lundruar drejt Apollonisë, duket se përbenin avantazh për një jetesë të mirë të popullsisë antike, e cila u vendos aty rreth fillimit të shek 6 – te para Krishtit.

Gërmimet në Babunje aktualisht janë të ndërprera për mungese fondesh, por nëse Arnisës do ti jepej vëmendja e duhur mund të kthehej në një Park Arkeologjik me përfitime kulturore dhe materiale për zonën .

 “Kemi shumë pritshmëri për vazhdimin e punimeve se për fshatin tonë dhe zonën tonë kjo ka një efekt të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit” -tha arkeologu Adriatik Rrasa.

Kalorësi i Babunjës do të udhëtojë në Amerikë, dhe do shfaqet në Muzeun Getty Villa në SHBA nga 26 korriku i vitit 2023 deri ne 29 Janar 2024. Në përfundim te ekspozitës do të kthehet në Shqipëri dhe mendohet të shfaqet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026