E trishtë| 19-vjeçari me origjinë shqiptare mbytet në Itali, ishte me pushime
E diela e pushimit në det, u kthye në tragjedi për 19-vjeçari me origjinë shqiptare, Anxhelo Cara, nga provinca e Barit, banues në Altamura, ndërroi jetë teksa po kalonte një ditë relaksi në plazh në zonën e Galipolit, pranë plazhit Zen.
Nuk janë ende të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e djalit por nga informacionet e para dihet se ngjarj ka ndodhur rreth orës 11 të paradites së kësaj të diele. Djali ishte futur në det për të ndihmuar të dashurën e tij, e cila po dukej në vështirësi në det, por nuk arriti të kthehej më ne breg.
Shërbimet e shpëtimit u lajmëruan menjëherë, për një orë e gjysmë mjekët tentuan ta kthenin në jetë, por pa pasur rezultat. I riu i cili kishte shkuar për pushime në këtë zonë, ndërroi jetë.
Në vendngjarje shkuan karabinierët së bashku me ushtarakët e rojes bregdetare për zbardhjen e rastit dhe rikonstruksionin e asaj që ka ndodhur.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta