Papa: Mjaft me tragjedi në Mesdhe, Afrika e Veriut varreza më e madhe e emigrantëve

7 Gusht 2023 | 15:08

Mesdheu është kthyer në një varrezë për emigrantët, por Afrika e Veriut është varreza më e madhe për ta. Me këto fjalë Papa Françesku shprehu shqetësimin e tij për çështjen e emigracionit gjatë kthimit nga vizita në Portugali.

Ai premtoi se do ta diskutojë çështjen gjerësisht me peshkopët dhe politikanët gjatë një vizite që do të zhvillojë në Marsejë në shtator.

“Ky takim organizohet nga peshkopët e vendeve të Mesdheut, bashkë me disa politikanë, me qëllim reflektimin e tragjedisë së emigrantëve. Mesdheu është një varrezë, por jo më e madhja. Më e madhja është në Afrikën e Veriut dhe kjo është e tmerrshme”, tha Papa.

Pak javë më parë, ati i shenjtë u bëri thirrje liderëve botërorë të ndihmojnë emigrantët e bllokuar në shkretëtirat afrikane dhe kërkoi veprime konkrete kundër ngrohjes globale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë

Një nga pronat e patundshme politike më famëkeqe në Itali thuhet se ka gjetur një blerës. Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Hamad bin...
14:47 | 24/06/2026

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026