Ekstradimi i mësuesit turk, avokati kërkon shpjegime shtesë nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit
Avokati i mësuesit turk, Harun Çelik, i cili u dëbua nga policia shqiptare me 1 janar i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për informacion mbi procedurat që janë ndjekur.
Avokati Alban Bengasi kërkon të informohet nëse klienti i tij, i cili akuzohet nga Ankaraja si pjesëtar i lëvizjes “Gylen” është depërtuar apo dëbuar? Mësuesi 42-vjeçar u arrestuar ne Aeroportin e Rinasit 5 muaj më parë me dokumente të falsifikuara, ndërsa përpiqej të udhëtonte drejt Kanadasë.
Sipas burimeve nga uniformat blu shtetasi turk kishte hyrë në Shqipëri nga Kosova dhe destinacioni i tij final ishte Toronto.
Gazetari i “Euronews Albania”, Xhevahir Zhabina, thotë se pala mbrojtëse e mësuesit pretendon se atij i është mohuar e drejta e azilit në Shqipëri dhe ekstradimi i tij është bërë në kundërshtim me ligjin.
Por, nga ana tjetër, Policia e Shtetit në informacionin zyrtar ka pohuar se ekstradimi i tij është kryer brenda rregullave. Ky veprim është kundërshtuar edhe nga radhët e opozitës shqiptare.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave