Atletja bjelloruse e fiton të drejtën ta përfaqësojë Poloninë, pasi dezertoi

7 Gusht 2023 | 20:13

Një atlete bjelloruse, e cila kërkoi ndihmë ndërkombëtare për ta shmangur detyrimin për t’u kthyer në shtëpi para kohe nga Lojërat Olimpike të Tokios, e ka fituar të drejtën ta përfaqësojë Poloninë në turnetë ndërkombëtarë.

Krystsina Tsimanouskaya kishte dezertuar në Poloni bashkë me bashkëshortin e vet në vitin 2021.

Fondacioni për Solidaritet në Sport i Bjellorusisë tha më 7 gusht se Federata Botërore e Atletikës e ka pranuar pjesëmarrjen e Krystsina Tsimanouskaya e njohur edhe si Kryscina Cimanouska në Kampionatin Botëror të Atletikës, që do të mbahet në Budapest këtë muaj.

Vrapuesja e shpejtë Tsimanouskaya e mori nënshtetësinë polake në gusht të vitit 2022.

Në fillim të gushtit 2021, Tsimanouskaya shkoi refugjate në Ambasadën e Polonisë në Tokio, pasi zyrtarët e ekipit bjellorus tentuan ta detyronin atë të hipte në aeroplan për t’u kthyer në Minsk, pasi i kishte kritikuar ata.

Dy ditë më vonë, ajo e mori një aeroplan për Evropë, duke mbërritur në Varshavë përmes një ndalese në Vjenë. Polonia u dha asaj dhe burrit të saj, i cili iku në Poloni përmes Ukrainës, viza humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026