1 i vdekur pas trazirave mes tifozëve, shtyhet ndeshja AEK-Dinamo Zagreb
Është shtyrë ndeshja e turit së tretë të kualifikimeve për Champions League mes AEK Athinës dhe Dinamo Zagrebit, e cila do të duhej të zhvillohej në orën 20:45 në kryeqytetin e Greqisë, sipas mediave në këtë vend.
Shkak i këtij vendimi është bërë ngjarja tragjike e së hënës në mbrëmje, kur një mbështetës i vendasve mbeti i vrarë në një përplasje mes tifozëve të dy klubeve.
Sipas mediave greke, drejtuesit e UEFA-s në marrëveshje me administratat e të dyja klubeve kanë vendosur shtyrjen e ndeshjes dhe ende nuk dihet se kur mund të luhet.
Një tifoz i AEK-ut ka mbetur i vrarë në një përleshje mes tifozëve të këtij klubi dhe Dinamos së Zagrebit, raporton portali televiziv grek ERT.
Një i ri 22-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë dhe u plagosën katër grekë dhe katër kroatë.
82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe dy grekë, u arrestuan, sipas televizionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë