I arrestuar nga “Metamorfoza”, anëtari i bandës së Bajrave kërkon lirinë në GJKKO
Astmer Bilali një nga 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”, ka apeluar ne Apelin e GjKKO masës e sigurisë së arrestit me burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme.
Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit ku u arrestuan policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit, Policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin e bandës së Bajrave.
Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.
Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.
Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara