Përgjimet në SKY, si përdoreshin shefat e policisë për të eliminuar rivalët
Të tjera detaje zbardhen nga dosja hetimore e SPAK nga operacioni ‘Metamorfoza’, ku u fundos grupi kriminal dhe u lëshuan 15 urdhër-arreste. Përgjimet që autoritetet franceze nxorrën nga aplikacioni SKY zbulojnë jo vetëm si funksiononte porosia e vrasjeve me pagesë, por edhe se shumë nga drejtuesit e policisë në Shkodër i shërbenin rregullisht bandave kriminale.
Në bisedat mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ka porositur disa vrasje për të ekzekutuar Ibrahim Licin, Genc Tafilin, Dorian Dulin dhe Kleant Musabelliun del se ishin angazhuar edhe shefa të policisë që përdornin edhe mjetet e shtetit për të përgjuar personat e vënë në shënjestër.
Në një bisedë të transkriptuar mes Behar Bajrovicit dhe Pëllumb Gjokës, që ndodhet në dosjen e SPAK, ata të dy flasin për ndarjen e komisariatit, në shefa që punojnë për ta dhe në shefa që punojnë për palën tjetër.
Një ndarje e tillë e policëve mes bandave është përfolur përherë, por këto përgjime janë provat e para që tregojnë nivelin e kriminalizimit në radhët e policisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kontaktoi Vis Martinajn për vrasje”- Gazetarja detaje nga arrestimi i biznesmenit
- Atentati ndaj Licit, gazetarja: Ish-shefi i krimeve përgatiti kushtet për vrasjen
- Nga Olti Bistri, te prokurori Xhevahir Lita, kush janë zyrtarët e arrestuar nga SPAK
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve