“Kontaktoi Vis Martinajn për vrasje”- Gazetarja detaje nga arrestimi i biznesmenit

28 Korrik 2023 | 10:43

Gazetarja e kronikës Aida Topalli zbuloi gjatë një interviste për Euronews Albania detaje nga megaoperacioni i SPAK ku u arrestuan ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, si dhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.

Teksa u ndal te arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Topalli tha se ai u arrestua pasi është zbuluar se ka kontaktuar Ervis Martinajn për ta paguar për vrasjen e një polici të burgjeve me të cilin kishte konflikt.

Sipas gazetares, polici kishte tentuar ta eliminonte Gjokën në një atentat që dështoi në vitin 2017.

“Kemi biznesmenin Pëllumb Gjoka, i arrestuar për të njëjtën çështje. Kur i dëgjojmë këta emra në plan në parë duket se nuk kanë lidhje me njëri tjetrin, por krimi ka avancuar aq shumë saqë grupe të ndryshme janë bërë bashkë për të eliminuar kundërshtarët e tyre. Biznesmeni Gjoka ka kontaktuar Ervis Martinaj dhe ka dashur që të vrasë një person, i cili ka tentuat t’i bëjë një atëntat më herët në vitin 2017. Ka qenë një polic i burgjeve. Pëllumb Gjoka duke kontaktuar Ervis Martinajn dhe duke marrë informacione nga Oltion Bistri, kanë tentuar që të bëjnë pikërisht këtë atentat. Duke paguar Ervis Martinajn dhe Elion Haton, mik i Martinaj i bëri i njohur në ngjarjen e Bllokut”, tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026