Shisnin drogë brenda kalasë në Gjirokastër, procedohen 5 persona
Pesë persona të cilët u kapën ndërsa shisnin lëndë narkotike kanabis, brenda ambienteve të kalasë në Gjirokastër do të procedohen të lirë.
Tre prej tyre janë banues në Tiranë, ndërsa dy të tjerët në Gjirokastër.
Gjatë kontrolleve të policisë atyre ju gjetën dhe iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.
Njoftimi i policisë
Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, E. Ç., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, I. F., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe F. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.