Detaje nga ligji i ri/ Cilat janë pronat që nuk do paguajnë taksa

8 Gusht 2023 | 15:58

Qytetarët që kanë prona do të paguajnë taksë më të lartë nga viti 2026. Por, taksa nuk do të rritet për të gjithë pasi, ligji synon të mbrojë shtresat e varfra.

Taksa e re e pronës që do të nisë të aplikohet në vitin 2026 për ndërtesat dhe në vitin 2028 për tokat bujqësore, pritet të bëhet burimi kryesor i të ardhurave për bashkitë e vendit.

Sipas formulës që propozohet dhe do të konsultohet deri në fund të muajit, pagesa do të jetë rreth 3 herë më e lartë se sot dhe do të paguhet një herë në vit.

Ndërkohë, për ata që kanë në pronësi një pronë të dytë, taksimi do të jetë progresiv. Pra, do të paguajnë me një koeficient më të lartë, që mund të jetë sa dyfishi i pronës së parë.

Për ministrinë e Financave, projektligji mbron disa kategori apo grupe sociale që kanë të ardhura minimale, duke i përjashtuar nga pagesa.

Ministria argumenton se taksimi i ri i pronave, bazohet në vlerën e tregut dhe synohet të jetë mblidhet me eficencë nga të gjitha bashkitë e vendit.

Në përshkrimin e ligjit thuhet se ai vjen si domosdoshmëri, pasi toka dhe ndërtesat janë të lidhura ngushtë me shërbimet që ofrohen nga bashkitë përkatëse, sidomos në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, trasportin urban, policinë bashkiake, mbrojtjen kundër zjarrit etj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026