Dy dronë ukrainas rrëzohen pranë Moskës, në shënjestër aeroporti më i madh i Rusisë

9 Gusht 2023 | 09:47

Dy dronë ukrainas janë rrëzuar afër Moskës gjatë natës, bëri me dije ministria ruse e Mbrojtjes.

Një nga mjetet ajrore u shkatërrua pranë një aeroporti të madh në jug të qytetit, ndërsa i dyti u kap në perëndim.

Sulmet me dronë në kryeqytetin rus janë shtuar muajt e fundit, me presidentin Volodymyr Zelenskyy, i cili paralajmëroi muajin e kaluar se “lufta” tashmë po zhvendosej në Rusi.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me mjete ajrore pa pilot u parandalua mbi territorin e rajonit të Moskës”, tha ministria e Mbrojtjes ruse në një mesazh në Telegram.

“Dy dronët u shkatërruan nga mbrojtja ajrore”, vijon komunikata.

Njëri prej dronëve u qëllua pranë Domodedovos, ku ndodhet një nga aeroportet më të mëdha ndërkombëtare të Rusisë, dhe një tjetër pranë autostradës së Minskut, shtoi Sergei Sobyanin, kryebashkiaku i qytetit .

Javën e kaluar, një bllok zyrash në distriktin e biznesit të Moskës u godit dy herë brenda pak ditëve nga dy sulme dronë bnë zemër të kryeqytetit rus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026

Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, ku bëri...
13:02 | 27/07/2026

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026